Vrasja në lokal, viktima ngacmoi të shoqen e autorit

0
309

(E plotësuar) – Një vrasje ka tronditur banorët e fshatit Goricaj të bashkise Divjakë.Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23.30 në lokalin e Petrit Toromani, i cili e administronte së bashku me bashkëshorten e tij.

Viktima është Judmir Llupo 42 vjeç, nga Goricaj. Sipas policisë viktima ka qënë në lokalin e Toromanit duke konsumuar alkool ku në një moment ai ka nisur të debatojë me Petrit Toromanin.

Sipas burimeve të policisë dhe dëshmitarëve shkak i zënkës ka qenë ngacmimi që i ka bërë bashkëshortes së Toromanit viktima aq sa më pas ka tentuar ta kap në sy të klientëve të tjerë të lokalit.

Në këtë moment Petrit Toromani është ngjitur në shtëpi të cilën e kishte mbi lokal dhe ka marrë një armë gjahu dhe ka nisur të qëllojë nga jashtë lokalit mbi Judmir Llupon duke i shkaktuar atij plagë të rënda në trup.

Ai është transportuar menjëherë drejt spitalit të Lushnjes por ka ndërruar jetë rrugës.Policia e cila u njoftua pas ngjarjes mbërriti në vendgjarje ku është bërë dhe ndalimin e autorit si dhe shoqëroi të gjithë të pranishmit në lokal për ta zbardhur të plote ngjarjen. Sipas policisë viktima njihej si person i alkolizuar.

Pronari i lokalit vret me armë gjahu 42-vjeçarin

Një 42 vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri në Lushnje mbrëmjen e së hënës, 11 dhjetor 2017.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal në fshatin Goriçaj ndërsa viktimë është ka mbetur shtetasi A.Ll, i cili ndërroi jetë rrugës për në spital. Ky i fundit u qëllua me armë gjahu, karabinë.

Policia e Divjakës ka vënë në pranga autorin e dyshuar të vrasjes, Petrit Toromëni 42 vjeç, pronari i lokalit ku ka ndodhur vrasja.

Dyshohet se vrasja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit për motive të dobëta.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të ngjarjes.