Voton kryeministri Haradinaj: Kosovën po e presin shumë punë

0
224

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, së bashku me bashkëshorten e tij Anita Haradinaj kanë kryer obligimin e tyre qytetar duke votuar në shkollën e Mjekësisë “Ali Sokoli”, në Prishtinë.

Haradinaj ka thënë se dalja është shumë e rëndësishme, pasi që Kosovën po e presin punë të rëndësishme, transmeton Indeksonline.

“Dalja është shumë e rëndësishme, Kosovën po e presin shumë punë. Por, ata që marrin përgjegjesi duhet të kenë legjitimitetin e qytetarëve”, ka thënë ai pas procesit të votimit./Indeksonline/