VOTA E 103 VJEÇARES

0
313

Në komunën e Vushtrrisë, një e moshuar, e cila i ka hiq më pak se 103 vjet, ka hedhur votën e saj në zgjedhjet e së dielës.

Halide Mulaku, sipas dokumentit të identifikimit ka lindur më 27 dhjetor 1914. Fotografinë e saj, duke e hedhur votën në kutinë e votimit, e ka postuar deputetja e PDK-së nga Vushtrria, Xhevahire Izmaku, në faqen  e Facebookut.

“Ne kemi kuriozitete gjithmonë! Gruaja 103 vjeçe Halide Mulaku 27.12.1914, kryen obligimin qytetar, duke dhëne votën e saj shendosh e mire edhe pse në një moshe kaq te shtyre! Paqa e mirësia shpirtërore vlera jone tradicionale”, ka shkruar Izmaku.//Insajderi/