VMRO-DPMNE: LSD nuk ndërmerr asgjë për të përmirësuar mjedisin e ndotur

0
362

Një nga gënjeshtrat e LSD, është se ajo do të sjellë ajër të pastër. Në vend të kësaj mijëra qytetar po helmohen për çdo ditë nga ajri I ndotur. Jetët e njerëzve po humben për shkak të paaftësisë së pushtetit që të përballet me ajrin e ndotur, PM grimcat janë vrasësi më serioz i shëndetit të njerëzve thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE.

LSD ka pushtet absolut dhe 6 muaj pas formimit të qeverisë nuk kanë ndërmarrë asnjë masë efikase për ambient më të pastër. Ata në vend të bëjnë hapa para, ata janë duke shkuar prapa. E anuluan ditën e  drurit me të cilën deri tanë janë mbjellë 36 milion fidan, e lodhin qytetarin me parkingje më të shtrenjta, dhe ndalim të automjeteve më të vjetra të të varfërve që sipas tyre me këto masa do të pastrohet ajri. Më tej në komunikatën thuhet se deri sa kjo po bëhet parqet nuk I kemi, organizatat heshtin. Pushteti I LSD dhe kryetarët janë fajtorët kryesor për ajrin e ndotur dhe fakti që ata nuk po ndërmarrin asgjë thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE.