Vlora Dumoshin e lëshojnë nervat, kundërshtarët në Prishtinë i quan “CipiRipi”

0
261

Duket se sa më shumë afrohet dita e zgjedhjeve, shtohen edhe tensionet, ndërsa disa edhe i lëshojnë nervat. Kjo me gjasë ka ndodhur edhe me Vlora Dumoshin e cila në opinion njihet si politikane e matur dhe e përmbajtur. Por, gara në Prishtinë ia ka humbur durimin duke bërë që ajo të kalojë në ofendime për palën kundërshtare.

“Shikone vet dallimin e qeverisjës së Isa Mustafa dhe të Shpend Ahmetit këtu e shifni termbimin kompleset e tyre ndaj Isa Mustafes qe heret a vone do te cilsohet si njeriu që vendosi boshtin e Prishtinës
CipiRipi shkoni e rritnu…”, ka shkruar asambleistja e LDK – së, Vlora Dumoshi, e cila më parë ishte shefe e kabinetit të ish kryeministrit Isa Mustafa.
Dumoshi njihet si asambleiste e zëshme dhe argumentuese, ndërsa ky reagim i saj nuk është aspak i zakonshëm për një politikane që ishte edhe ministre e kulturës!