Vjollca Llapashtica me koleksion të ri, shtatë fustane për shtatë vjetorin e brendit (Foto)

0
460

Koleksioni më i ri i kreatores Vjollca Llapashtica ka vetëm shtatë fustane dhe secili nga ta është unik.

Ato cilët janë të punuar me peliçe, punë dore, gurë…, me ngjyra mbretërore, ari dhe argjend, qumështi, të zezë, fustane këto që janë punuar me materiale nga Italia dhe Franca.

Llapashtica ka thënë për këtë koleksion se secili fustan është krijim unik dhe sipas saj, këto krijime më nuk përsëritën.

“Jo vetëm në rajon por edhe në Evropë e më tej, besoj se askush deri më sot kësi lloj koleksioni nuk ka krijuar deri më tani”, ka thënë ajo.

Ndërsa sa i përket pse vetëm shtatë fustane për një koleksion, Vjollca ka thënë se ky numër i pëlqen vajzën së saj të vetme, Emës.

Gjithashtu ajo këtë numër e ka përshtatë edhe me rastin e përvjetorit të shtatë të punës së saj të suksesshme në Kosovë.