Vjen reagimi i parë nga Mahmut Ferati e Shaqir Cërvadiku pas përplasjes mes tyre

0
234

Dje në media u raportua se ka ndodhur një përplasje mes këngëtarëve të muzikës popullore, Shaqir Cërvadiku dhe Mahmut Ferati, transmeton Periskopi.Se cila ishte e vërteta e kësaj ngjarje e sqaron vetë Shaqir Cërvadiku.Ky është sqarimi i tij në Facebook:
“Ne miqët dhe kolegët e kangës SHAQIR CËRVADIKU E MAHMUT FERATI-së bashku bëjmë :
DEKLARATË PUBLIKE
Se shkrimet nëpër disa gazeta e portale janë te pavërteta dhe nuk kishte grindje as përplasje në mes nesh ne xhirimet e Viti të Ri për produksionin Vizioni&Libonia .
E vërteta rreth ketij rasti ishte se pati nji gabim teknik pa dashje në kangën-audio edhe pse ishim bashkë në studion muzikore pak para xhirimit dhe e caktuem që Mahmuti te fillonte at kangë por mjeshtri i studios ka harrue ta regjistroj ndryshimin dhe doli zani i Shaqës.Dhe ishte kanga e parë qe filluem me xhirue dhe papritur u krijue nji situatë stresi si ka mundësi te dale ky gabim dhe te dy u stresum por jo me njeri tjetrin por me faktin si doli gabimi.Dhe aty per aty për mos me u shty xhirimi bëmë nji zgjidhje që Mahmuti të këndoj playbeck me za të Shaqës dhe në montazhë te sillet kanga-audio e rregullueme.Se gjithqka ishte normale vërehet edhe tek disponimi i mirë ynë dhe kolegeve tona Vjollcës e Elonës gjatë xhirimit të kangëve tjera.
Arsye pse dolëm me ket Deklaratë ishte se shumë miqë e shokë tanë u shqetsuen dhe kerkonin ta dijnë të vërtetën e këtyre shkrimeve.
Ne te dy jemi miq e kolegë që nga viti 1985 dhe asnjiherë s’kemi pasur as mosmarrveshjen ma të vogël.Miqësia dhe bashkëpunimi ynë ka qenë korrekt e miqësor gjithëmonë deri tash por kështu do të jetë edhe në të ardhmen.
Me shumë respekt për juve
MAHMUT FERATI E SHAQIR CËRVADIKU”