Vjen lajmi i shumëpritur nga Shkurte Fejza

0
347

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Shkurte Fejza ka paralajmëruar diçka të re.

Ajo këto ditë po përgatit këngën më të re të cilën do ta lansojë shumë shpejt.

Kënga më e re e Shkurtes do të jetë e shoqëruar me videoklip, xhirimet e të cilit këngëtarja tashmë i ka përfunduar.

Përmes llogarisë së saj zyrtare në Instagram, Shkurta ka publikuar disa imazhe të ndara nga xhirimet, në të cilin klip si zakonisht ajo vjen shumë elegante.

Presim të shohim se çka ka përgatitur kësaj radhe ajo për fansat e saj.