«Vija e Kuqe» e Presidentit Bush për Millosheviqin, meritë e Lobit Shqiptar në Amerikë në krye me Tomë Gjokaj»

0
535

Vdekja e ish presidentit të SHBA-së, George H.W Bush ditë më parë ka rikthyer kujtesën e shqiptarëve në vitit 1992, vit ky kur Bush, si presidenti i parë amerikan që kishte vendosë vijën e kuqe Serbisë. Ai i ishte drejtuar ish president serb, Sllobodan Milosheviqit se nëse shkakton konflikt në Kosovë, forcat amerikane do të dalin kundër serbëve. Këto «Vija të Kuqe» nga presidenti Bush ndaj Millosheviqit erdhën në prag të festës së «Krishtlindjeve» andaj në opinion u intepretuan si «Kërcnimi i Krishtlindjeve» .Dhe tani me rastin e vdekjes së tij, në opinionin shqiptar u rikthye serish kujtimi për «Kërcnimin e Krishtlindjeve», duke rikthyer po ashtu një garë nga politikan e njerëz të mediave, duke ngritur teza e hipoteza se kush ishte më meritori që kishte ndikuar që presidenti Bush t’ia tregonte vijat e kuqe Serbisë, në rast se do të hapte konflikt në Kosovë në fillim vitet ’90-ta. Politikan shqiptar të kohës, zunë rrjetet sociale e të mediave me deklerata të stilit » Më tha e i thash» nga takimet e supozuara me ish presidentin amerikan Bush që ka shërbyer si president i Shteteve të Bashkuara ndërmjet viteve 1989 dhe 1993, por pa mundur t’i faktojnë këto takime e biseda për «Vijat e Kuqe». Thjeshtë si edhe jo rrallë herë, dekleratat e tyre, por edhe analiza e komente të kalemxhive të shëndrruar në sejmen të politikanëve, janë në drejtim të manipulimit të opinionit dhe shtrembërimit të së vertetës me qëllim të ndonjë perfitimi politik apo material. E vertata për meritat nese mund të shprehemi kështu, apo më mire të themi kontributi që çoi presidentin Bush për t’ia vënë «Vijat e Kuqe» makinerisë luftarake të Millosheviqit, i takojnë Lobit Shqiptar në SHBA, lob ky i përbër nga intelektual e përsonalitet me ndikim, ku spikat emri i veprimtarit të palodhshëm të çështjes shqiptare, Tomë Gjokaj nga Malësia e Mbishkodrës (tani në Mal të Zi), birit të mësuesit Kolë Gjonit Gjokajt, njëri nga pishtarët e parë të arsimit shqip në trevat e Malësisë së Madhe.

Toma ishte antar i Organizatës Presidenciale Amerikane, organizatë kjo e themeluar nga ish presidenti Ronald Regan. Antarët e kësaj organizate  janë pak nga amerikanët me të dedikuar për zgjedhjen dhe rizgjedhjen e Senatorëve Republikanë. Si perkushtim solemn emri i këtyre antarëve mbahet në arkivin»Lista e Nderit»,  në letrat e përhershme të Presidentit George Bush.

Toma (si asnjë shqiptar tjetër), ishte anëtar i Rrethit të Ngushtë Senatorial Republikan, të Partisë Republikane, ku bënin pjesë figurat më eminente amerikane. Ky anëtarësim i Tomës ishte caktuar nga një komision special i senatorëve amerikanë dhe përshëndetur e zyrtarizuar nga vetë presidenti i SHBA-ve, George  Bush i vjetri, i cili me një letër personale ishte drejtuar Tomë Gjokajt, që të pranoj anëtarësimin dhe të merrë pjesë në mbledhjen e Rrethit të Ngushtë Senatorial Republikan, me 2 e 3 maj të vitit 1990.  Vlen të theksohet se  sa  e  rëndësishme është kjo organizatë, që në gjirin e vet, një vit  më parë(1989), kishte  pranuar figurat; Joe Coors, Estee Lauder, Anrold Schwarzenegger,George Shultzdhe Sam Walton.