VIDEO/PUSHIMET LUKSOZE TË KRYEMINISTRIT NË SANT MORITZ, VENDIN MË TË SHTRENJTË NË BOTË

0
176

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pushuar në hotelin “Carlton” në Sant Moritz të Zvicrës. Ky fshat turistik është më i shtrenjti në botë. Pushimet familjare të Haradinajt kanë zgjatur nëntë ditë. Suita “Czar” prej 160 metrash katror, në kohën e ndërrimit të viteve ka arritur çmimin mbi 5 mijë franga për një natë. Një darkë natën e vitit të ri në këtë holet ka kushtuar një mijë e 50 franga. Nuk dihet saktësisht se sa ka paguar Haradinaj, por bazuar në çmimet publike të hotelit, del se pushimet e kryeministrit mund të kenë kushtuar mbi 80 mijë franga. Në Zyrën e kryeministrit nuk kanë pranuar të tregojnë se sa kanë kushtuar dhe kush i ka paguar shpenzimet, me arsyetimin se “Kryeministri nuk ka qenë me agjende shtetërore, por private dhe familjare dhe se institucioni nuk bartë asnjë kosto materiale”.

Një darkë natën e ndërrimit të viteve në hotelin ku ka pushuar kryeministri Ramush Haradinaj, ka kushtuar një mijë e 50 franga zvicerane.

Haradinaj ka qenë vetë i gjashti në darkën e vitit të ri në këtë hotel. Çmimi për gjashtë persona arrin mbi gjashtë mijë franga.

Çmimi për një mëngjes i publikuar në faqen e këtij hoteli ka kushtuar hiq më pak se 800 franga.

Haradinaj, së bashku me bashkëshorten Anitën, tre fëmijët dhe djalin e vëllait të tij, Dautit ka pushuar në hotelin “Carlton” në Saint Moritz në Zvicër.

Qendra e skijimit në Saint Moritz është me e shtrenjta në botë. Hoteli “Carlton” i ndërtuar në stilin rus në alpet zvicerane përballë një liqeni, është në mesin e pesë hoteleve më të mira dhe më të shtrenjta në këtë qendër.

Aty, familja Haradinaj ka pushuar në këtë hotel nga 25 dhjetori 2017 deri më 2 janar 2018.

Dhoma më e lirë në këtë hotel për një natë është nga 1 mijë e 300 franga. Çmimet arrijnë deri në pesë mijë frang, për një natë.

Insajderi ka mësuar se kryeministri i një prej shteteve më të varfra në Evropë – Kosovës, është vendosur në suitën e quajtur “Czar” prej 160 metrash katror. Në kohën e pushimeve të vitit të ri, çmimi i kësaj suite ka qenë fiks 40 mijë e 600 franga për shtatë ditë.

Haradinaj, së bashku me familjen është vendosur të martën e 25 dhjetorit rreth orës 12 në këtë hotel. Aty kanë qëndruar nëntë ditë.