VIDEO/ Refugjatja shqiptare, si i shpëtoi përdhunimit nga serbi

0
214

Refugjatët shqiptarë përshkruajnë momentet e tmerrit që i kishin përjetuar gjatë dëbimit nga Kosova në vitin 1999.

Një refugjate shqiptare përshkruan momentin kur policia serbe u përpoq të dhunonte një femër shqiptare, por ajo u shpëtua nga një shqiptar, i cili iu dha paramilitarve serbë një shumë të madhe parash.

“Paramilitarët e kanë kapur për flokësh…Ajo nuk kishte pasur para për t’u dhënë. Ata donin t’ia hiqnin bluzën, ajo ka piskatur. I thanë nëse s’do të ta heqim bluzën, nxirr paratë.

Ajo nuk kishte, por ka dalë një njeri i huaj dhe u ka dhënë para, shumë para. Aty, policia i ka dhënë një shuplakë dhe e ka lëshuar”, tregoi një dëshmitare për ITN News.