VIDEO/ Real Madridi hedh një këmbë në çerekfinalet e Kupës së Mbretit

0
210

Real Madridi e ka fituar betejën e parë kundër Numancias në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Mbretit. Los Blancos triumfuan me rezultatin e pastër 0-3 në transfertë, duke hedhur hapin e sigurt drejt kualifikimit.

Gareth Bale shënoi golin e parë në minutën 35-të nga pika e bardhë. Po ashtu nga penalltia, Isco shënoi për rezultatin 0-2 (89’), kurse për rezultatin përfundimtar shënoi Borja Mayoral (90’).

Vendasit luajtën me një lojtar më pak nga minuta e 60-të pasi Pape Diamanka mori të dytin të verdhë në ndeshje, për t’u përjashtuar me të kuq.

Pas fitores 3-0 në transfertë të besuarit e Zinedine Zidane janë me një këmbë në çerekfinale të Copa del Rey.

Sfida e kthimit do të zhvillohet në “Santiago Bernabeu” javën e ardhshme.