VIDEO/ Publikohen pamjet e sherrit, ku sulmohet Noizyn

0
246

Një sherr i madh ka ndodhur në SHBA, ku këngëtari i njohur, Noizy është përfshirë në një sulm gjatë një koncerti.
Sipas mediave, Noizy është sulmuar nga grupi rival CFE gjatë koncertit në Queens, të Nju Jorkut.
Në video pretendohet se një reper krejtësisht i panjohur, emri i të cilit është “Don Phenom”, bashkë me grupin e tij “CFE”, kanë sulmuar Noizin ka shkruar një faqe në “Facebook” ‘Hip Hop Shqip’, e cila ka publikuar këto pamje.
Edhe pse në videon e publikuar nuk shihet qartë Noizy, i cili deri më tani nuk ka dhënë asnjë detaj lidhur me këtë ngjarje.
Ndërkohë që pretendohet se reperi i famshëm shqiptar ka qenë i rrethuar nga sigurimi i klubit ku ai do të mbante koncertin e tij, ka qenë i shoqëruar edhe nga disa forca policore të Nju Jorkut “NYPD”, të cilat garantonin sigurinë e tij.
shiko videon me poshte