VIDEO/ Përdorni cigare elektrike? Pasi ta shihni këtë video nuk do ta bëni më!

0
241

Një njeri i Idaho u plagos rëndë kur një cigare elektrike i shpërtheu në gojë, duke djegur lëkurën dhe duke i thyer shtatë dhëmbë.

Andrew Hall, tregoi se ishte duke punuar kur pajisja papritur i shpërtheu në gojë.

Babai i tre fëmijëve shkoi shpejtë në kujdesin intensiv në një spital lokal, ku mjekët duhej të hiqnin nga fyti dhe buzët pjesën plastike, transmeton lajmi.net

Video është postuar në Youtube dhe shumë shpejtë është shpërndarë në rrjetet sociale, si shenjë vetëdijësimi në lidhje me këto pajisje, që mund të jenë të rrezikshme.

Andrew pohon se nuk ka bërë asgjë që nuk duhet pasi pajisjen e ka përdorur sipas udhëzimeve që kanë ardhur së bashku me të.