VIDEO/ Arrestohet këshilltari i Kryeministrit Rama, pak pasi kërcënoi me vetëvrasje

0
210

Aleati i ngushte i Kryeministrit Edi Rama, ish-Presidenti gjeorgjian Mikheil Saakashvili është arrestuar në Kiev nën akuzat për ndihmë ndaj një organizate kriminale.

Policië të maskuar zbritën Saakashvili nga çatia e shtëpisë së tij, ndërsa shumë mbështetës ishin duke protestuar në rrugë.

Para arrestimit, ai kërcënoi me vetëvrasje nga çatia e ndërtesës dhe i bëri thirrje ukrainasve për të përzënë «hajdutët».

Saakashvili akuzon Presidentin Petro Poroshenko, ish aleatin e tij, për korrupsion. Dy ditë më parë, ai udhëhoqi një marshim në Kiev duke bërë thirrje që presidenti të rrëzohej nga detyra.

Përkrahësit e Saakashvilit u përpoqën të ndalonin furgonin e policisë dhe disa prej tyre u përleshën me oficerë të sigurisë.

Në vitin 2015, Saakashvili dorëzoi nënshtetësinë gjeorgjiane dhe pranoi të bëhej guvernator i Odesës në Ukrainë me ndihmën e presidentit Petro Poroshenko. Por miqësia e tyre nuk zgjati shumë dhe ai u shkarkua.

Që prej asaj kohe ka nisur protesta anti-qeveritare në Ukrainë. Saakashvili njihet edhe si mik dhe këshilltar i Edi Ramës, kryeministrit shqiptar. Para tre vitesh ishte përfolur se ai mund të punonte si këshilltar i Ramës./SYRI.net/