VIDEO/ Arrestohet Albin Kurti, momentet kur u kap nga Policia

0
204

Policia e Kosovës përdorur sprej për t’i larguar deputetët dhe aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, nga kombi ku paraprakisht është futur deputeti Albin Kurti.

Ata kanë tentuar ta pengojnë arrestimin e Kurtit por në të njëjtën kohë Policia ka insistuar dhe ka arritur të largohet bashkë me Kurtin.

Policia e Kosovës ka arrestuar tre deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, Donika Kadaj- Bujupi dhe Albulena Haxhiu.

Arrestimi është kryer me urdhërarrest që e ka lëshuar Gjykata Themelore në Prishtinë gjatë ditës së djeshme, pasi të njëjtit nuk janë paraqitur në seancë.

Ata janë arrestuar në hyrje të Kuvendit, ku pritej të hynin në seancë.

Tre deputetët akuzohen, për siç thuhet, përdorim të armës ose mjetit të rrezikshëm, përkatësisht hedhjes së gazit lotësjellës në Kuvendin e Kosovës dhe pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare..