Vetura përfundon në lum, pas një aksidenti në Viti

0
178

Një veturë ka përfunduar në lumë pasi drejtuesi i saj ka humbur kontrollin.

Sipas policisë rasti ka ndodhur në Mogillë të Vitisë.
Në këtë aksident sipas njoftimit lëndime trupore përveç drejtuesit të makinës kanë pësuar edhe dy pasagjerë të tjerë. “Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar derisa ishte duke drejtuar veturën Lancia nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës humb kontrollin ndaj automjetit me ç’rast godet mbrojtëset e një ure dhe hedhet në lum”, thuhet në njoftimin e policisë.Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i automjetit dhe dy pasagjerët, një femër dhe një mashkull K-Shqiptar dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor.