Vetura godet për vdekje këmbësorin

0
363

Në fshatin Qyshk të Pejës mbrëmë është regjistruar një aksident trafiku me fatalitet.

Bëhet e ditur se i dyshuari mashkull shqiptar gjersa ishte duke lëvizur me automjetin e tij ka goditur këmbësoren femër egjiptiane.

“Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar ne Spitalin e Pejës ku mjeku kujdestar ka konstatuar se e njëjta është pa shenja jete”, thuhet në raportin e policisë.

Me urdhër të prokuronit, trupi i pajetë u është liruar familjarëve, ndërsa drejtuesi i automjetit është dërguar në mbajtje.

Një aksident tjetër trafiku me fatlitet ka ndhur dje në mëngjes në fshatin Shtuticë të Drenasit.

Bëhet e ditur se i dyshuari mashkull shqiptar gjersa ishte duke lëvizur me automjetin e tij, ka goditur këmbësorin mashkull shqiptar.

“Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe gjatë trajtimit mjekësor në QKMF Drenas, i njëjti ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin e policisë.

Me urdhër të prokuronit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa drejtuesi i automjetit është dërguar në mbajtje.