Vetulla dhe qerpikë të plotë vetëm me të verdhë veze

0
235

Vetullat dhe qerpikët janë një pjesë shumë e rëndësishme e fytyrës sonë. Sigurisht, vetullat e trasha dhe qerpikët e gjatë i japin tjetër formë fytyrës, duke na bërë akoma më të bukur. Ka shumë produkte kozmetike të cilat përdoren për vetullat dhe qerpikët, për t’i bërë ato të duken të fortë dhe të trashë.

Por, nuk janë të rekomandueshme sepse mund të shkaktojnë irritim dhe alergji në sy. Gjithashtu, mund të dëmtojnë lëkurën për shkak të kimikateve të rënda që përdoren për përgatitjen e tyre. Por, mos u lodhni shumë sepse e keni zgjidhjen në shtëpi, pikërisht në frigoriferin tuaj.

Bëhet fjala për vezën, një produkt shumë i dobishëm për rritjen e flokëve, qerpikëve dhe vetullave. Kështu, ju duhet vetëm një e verdhë veze. Aplikojeni atë në vetulla dhe qerpikë dhe lëreni për 40 minuta. Më pas lajini me ujë të ftohtë.

Përdoreni këtë trajtim 2 herë në javë për të parë ndryshimin.