Vettingu të nisë me hetimin e Kadri Veselit

0
327

“Vettingu duhet bëhet duke filluar nga propozuesi dhe te secili pastaj me radhë. Do të ishte një gjë e mirë”, ka thënë deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Rexhp Selimi për gazetën “Bota sot”.

Kërkesa e krye parlamentarit Kadri Veseli, që në Kosovë të nisë procesin e “Vettingut” për të pastruar figurat që punojnë në sistemin e Kosovës, po shihet si domosdoshmëri.

Duke folur për “Vettingun”, Veseli ka thënë se qytetarët duhet të dinë se kush i përfaqëson.

“Procesi i Vettingut është i mundshëm dhe i domosdoshëm, dhe ky proces do të ndodhë. Do të fillojë nga politika. Qytetarët kanë nevojë të dinë se kush i përfaqëson. Me këtë do të dihet pastërtia e politikanit, të shikohet prejardhja e pasurisë”, ka deklaruar ai.

Por, njohësit e çështjes ligjore dhe analistët politikë, konsiderojnë se ky proces nuk mund të nisë pa një vullnet të pasur politik e qytetar, për një shtet të së drejtës, Kosovë të përparuar e të prosperuar.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi, ka thënë procesi i “Vettingut”, do të ishte i mirëseardhur. Ai në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se ai duhet të nis nga propozuesi i saj, për të pasuar tek të tjerët me radhë.