Veton Surroi e godet me fjalë të rënda Thaçin: I fali vrasësit e vajzave 3 dhe 9 vjeçe

0
227

Publicisti Veton Surroi përmes një postimi Facebook ka reaguar ashpër ndaj presidentit Hashim Thaçi.

Surroi ka thënë se Thaçi sot ka falë në emrin e tij vrasësit e vajzave Adelina Hajra tre vjeçe dhe Mimoza Hajra nëntë vjeçe. “Vrasësit e vajzave u falën sot nga Hashim Thaçi, ushtrues i detyrës së presidentit të Kosovës”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë i Surroit:

Adelina Hajra tre vjeçe dhe Mimoza Hajra nënte vjeçe u vranë më 20 gusht 2001 në Drenas.
Vrasësit e vajzave u falën sot nga Hashim Thaçi, ushtrues i detyrës së presidentit të Kosovës.
Ai mund ta ketë bërë në emër të vetin, jo në emër tim si qytetar i Kosovës.
#jonëemërtim