Vetëvendosje pëson rënie, në balotazh vetëm në tri komuna të mëdha

0
318

Lëvizja Vetëvendosje kishte shënuar rritje të madhe në zgjedhjet nacionale duke dalë partia më e madhe në vend, por këtë nuk ka mundur ta bëjë edhe me kandidatët për kryetar të komunave.

Në bazë të sondazheve të Klan Kosova, Vetëvendosje është në balotazh në vetëm tri komuna të mëdha, në atë të Prishtinës dhe në Prizren e edhe në Gjilan, edhe pse këtu me dallim të ndjeshëm në vota.