Vetëvendosje: Këta persona duhet dhënë llogari për vrasjen e Astrit Deharit

0
700

Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi në Facebook ka përmendur emrat që sipas tyre janë fajtorë për rastin e Astrit Deharit. Në këtë postim thuhet se asnjëri nga këta persona nuk ka dhënë llogari për këtë rast.

Ja postimi i plotë:

Astrit Dehari vdiq dhunshëm në duart e shtetit

Një sërë deklaratash, veprimesh dhe vendimesh të pabaza e kundërthënëse të zyrtarëve shtetëror i paraprinë (para)burgosjes dhe rrethanave të vdekjes së tij.

Asnjëri prej tyre nuk ka dhënë ende llogari ligjore, profesionale dhe morale.

Edhe sot, një vjet më vonë, kërkojmë përgjegjësi institucionale!

Duam drejtësi!

Për Astritin!

Për një shoqëri të lirë dhe të drejtë!/BS