Vetëvendosje i jep mbështetjen Mimoza Kusarit, arrihet koalicioni në Gjakovë (Video)

0
264

Kandidatja për kryetare të komunës së Gjakovës ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kandidatin e Vetëvendosjes, Driton Çaushin.

Pas bërjes publike të këtij koalicioni në Gjakovë, kandidati i VV-së, Driton Çaushi tha se bashkimi me Mimozën do të jetë një qeverisje e duhur për një të ardhme të ndritur të qytetarëve të Gjakovës.

“Me këtë bashkëpunim, në po ofrojmë një qeverisje të duhur. Kemi thënë në vazhdimësi se në Gjakovë mund të qeveriset më mirë, prandaj më këtë bashkëpunim besojmë se do të mund të qeveriset më mirë. VV është një garanci e një qeverisje të tillë, por mbi të gjitha është shumë e rëndësishme që në ditën e zgjedhjeve, qytetarët nga fshati e qyteti të mobilizohen të votojnë për një të ardhme me të ndritur. E përsërisë edhe një herë që asnjëherë të mos rrezikohet fati i qytetarëve tanë” ka thënë Çaushi.