Venezuela miraton ligj kundër «nxitjes së urrejtjes»

0
350

Miratimi i një ligji të ri në Venezuelë që kërcënon me 20 vjet burg për «nxitje të urrejtjes», ka krijuar shqetësime duke u parë si një goditje në rritje ndaj disidentëve.

Ligji u miratua nga Asambleja Kushtetuese pro-qeveritare.

Kryetari i Asamblesë tha se ai përfaqësonte «një ligj konstruktiv, për bashkëjetesë paqësore».

Presidenti Nicolas Maduro e pati propozuar ligjin gjatë protestave anti-qeveritare që tronditën kryeqytetin dhe qytetet e tjera të Venezuelës nga muaji prill në korrik.

Kritikët e qeverisë socialiste të Nicolas Madurous e denononcuan ligjin si censurues dhe kundër normave demokratike.