Veliu konfirmon fitoren në Podujevë

0
207

Kryetari aktual i komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka thënë se fitorja e tij në raundin e dytë është e thellë.

Veliu tha nëpërmjet telefonit se sipas informatave që ka nga  komisionarët e LDK-së rezultatet janë të thella në raport me  kundërkandidatin e tij nga Vetëvendosje.

“Rezultatet e deritanishme janë të mira jemi duke i marrë rezultatet janë të mira përqindja është e mirë. Fitorja është e thellë , vetëm të presim se sa do të jetë e thellë . Pa dyshim unë kam fituar, kjo punë ka qenë e kryer dhe nuk e di çka u bë”, tha Veliu, përmes telefonit.

Rezultatet e 22 tetorit, Podujevën e kanë dërguar në balotazh ku për të parin e kësaj komune në balotazh ishte Veliu i LDK-së dhe Ajet Potera nga Lëvizja Vetëvendosje.