“Vejusha e zezë” dënohet me vdekje

0
321

Ish-milionerja japoneze e njohur me pseudonimin «Vejusha e zezë», për shkak të vdekjes së parakohshme të partnerëve të saj dhe bashkëshortit, u dënua sot me vdekje.

“Gjykata e Qarkut në rrethin e Kiotos dënoi 70-vjeçaren Cisak Kakehi me vdekje me varje për vrasjen e tre njerëzve mes të cilëve edhe burrin e saj, si dhe për tentim vrasjen e një njeriu të katërt”, tha një zyrtar i gjykatës.

Prokuroria ka deklaruar se ajo ka përdorur cianide për të helmuar të dashurit e saj.

Kakehi fillimisht kishte refuzuar të dëshmojë në gjykatë, kur nisi gjykimi në qershor, por më vonë ajo tronditi gjykatën kur  pranoi se kishte vrarë bashkëshortin e saj më 2013.

Ajo është thënë të ketë qenë me një numër të madh të burrave, të cilët ishin kryesisht të vjetër ose të sëmurë, dhe me disa prej tyre kishte hyrë në kontakt përmes faqeve për njohje ku ajo ka kërkuar burra të pasur pa fëmijë.

Prokuroria tha se burrat kishin vdekur në duart e saj, pak pasi i kishin dhënë asaj një mandat të sigurimit të jetës që më vonë u shndërrua në miliona dollarë.