Vdes një person dhe lëndohet rëndë një tjetër nga vetëaksidenti në Prishtinë

0
213

Në orët e para të mëngjesit të sotëm (03:00) një person ka ndërruar jetë ndërsa një tjetër është lënduar rëndë si pasojë e një vetëkasidenti në autostradë, relacioni Veternik – Bresje, raporton Gazeta Express.

“Në vendin e ngjarjes nga ekipet mjeksore është konstatuar se një person ka vdekur në vendin e ngjarjes, kurse personi tjetër i cili ka pësuar lëndime te renda eshte dërguar per ne QKUK-Prishtine”, tha Daut Hoxha nga Policia e Kosovës për Gazetën Express.

Bëhet e ditur se vozitësi i veturës BMW ngjyre hiri me targa vendore, ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka goditur ndarset e autostradës.

“Njesitet policore dhe zjarfikësit kanë reaguar ne vendin e aksidentit, perderisa sipas hetimeve preleminare, dyshohet se deri te aksidenti ka ardhe si pasoje e mospërshtatjes se shpejtësisë me kushtet e rrugës”, tha Hoxha.

Policia e Kosovës vazhdon të apelojë tek te gjithë pjesëmarrësit në trafik në veçanti drejtuesit e automjeteve, që të jenë vigjilent dhe të respektojnë rregullat që dalin nga ligji i trafikut; t’i përmbahen shpejtësisë se përcaktuar me shenjat e trafikut, t’iu përshtaten kushteve të rrugës dhe atyre atmosferike, sidomos tani kur kemi zvoglim te dukshmerisë dhe paraqitje te mjegullave gjatë natës dhe në oret e hershme te mengjesit, sepse janë drejtuesit ata te cilët mund te kontribuojnë ne reduktimin e aksidenteve ne veqanti ketyre me fatalitet ku po kemi humbje te jetës së njerëzve.