Vdes një grua brenda autobusit

0
201

Një grua ka humbur jetën brenda autobusit të linjës ‘Tirana e Re’ në Tiranë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 15:00. Sipas policisë menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku ka rezultuar se:

“Në Tiranë të Re, brenda në autobusin e linjës Tiranë e Re, e ulur në një nga serdiljet e autobusit, shtetasja L.F., 53 vjeçe, banuese në Dibër, ka humbur jetën. Sipas mjekut të ambulancës paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e “arrestit kardiak” Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes”.