Vdes një femër në një aksident trafiku në Klinë

0
211

Një femër ka ndërruar jetë, si pasojë e një aksident trafiku i cili ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Dollc të Klinës, njofton Policia.

Të lënduar kanë mbetur edhe të dy ngasësit e veturave që ishin përfshirë në aksident.

“Rreth orës 18:00 e lënduara e dërguar në  QKUK ka ndërruar jetë, me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në autopsi dhe me pas ju është liruar familjarëve për ceremoni mortore. Rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar Policia.