Vdes nga zjarri në shtëpi, 85-vjeçarja që jetonte e vetme

0
198

Një grua 85-vjeçare nga fshati Bitinckë i Korçës ka vdekur si pasojë e një zjarri që ra në shtëpinë e saj gjatë natës. Ajo jetonte vetëm.

Policia e Korçës njoftoi se në banesë kur mbërriti me urgjencë zjarrfikesja, si pasojë e flakëve kishte gjetur vdekjen 85­-vjeçarja me iniciale Sh.B, e cila jetonte e vetme në banesë. Dyshohet se zjarri ishte aksidental.

Nga Policia, informacion paraprak.

«Më datë 20.12.2017, rreth orës 22.30, kemi marrë njoftim se në fshatin Bitinckë-Devoll, ka rënë zjarr në banesën e shtetases Sh.B, rreth 85 vjeçe.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar Zjarrfikësja, për të bërë të mundur fikjen e zjarrit, si edhe shërbimet e Policisë.

Por si pasojë e flakëve ka gjetur vdekjen shtetasja e mësipërme, e cila jetonte e vetme në këtë banesë.Nga hetimet paraprake dyshohet se kemi të bëjmë me ngjarje aksidentale.

Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.»