Vdes në moshën 62 vjeçare kreu i inteligjencës ruse, njihuni me shkakun

0
276

Kreu i agjencisë së inteligjencës ushtarake ruse GRU, gjenerali Igor Korobov, ka vdekur të mërkurënnë moshën 62 vjeçare, thotë ministria e mbrojtjes e Rusisë.

Gjenerali Korobov, i cili mori postin në vitin 2016, thuhet të ketë vdekur pas një sëmundjeje serioze dhe të gjatë, përcjell syri.net.

GRU ishte këtë vit i lidhur me një sulm nga Britania për ish-spiunin rus Sergei Skripal dhe vajzën e tij.

Gjenerali Korobov kuptohet se është përballur me kritika nga zyrtarët rusë për dështimin e operacionit.

Sulmi ndaj z. Skripal, 66 vjeç, dhe vajza e tij 33-vjeçare Julia, u bë në Salisbury më 4 mars, ku viktimat u helmuan.

Helmimi thuhet se është kryer nga të dyshuarit Alexander Mishkin dhe Anatoly Chepiga, të dy të identifikuar nga autoritetet britanike si operativë të GRU dhe pothuajse me siguri të miratuara nga shteti rus.

Rusia ka mohuar akuzat.