Vdes këmbësori, pas goditjes që mori nga vetura

0
222

Një person ka mbetur i vdekur, pas një aksidente që ka ndodhur mes dy automjeteve në fshatin Gllamnik të Komunës së Podujevës.

“ Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të dy automjeteve dhe një këmbësori. Si pasojë këmbësori-viktima mashkull K-Shqiptar ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar në QKUK, ku mjeku kujdestar ka konstatuar se i njëjti është pa shenja jete”, kështu thuhet në raportin 24 orësh që lëshon Policia e Kosovës për media, shkruan Gazeta Fjala.

Në raport më tej thuhet se trupi i pajetë i viktimës me vendim të prokurorit dërgohet për obduksion, ndërsa ngasësi i automjetit (kamionetë) është arrestuar dhe dërguar në mbajtje./Gazeta Fjala/.