Vdes bashkëshorti i këngëtares së njohur Nazmije Hoxhës

0
512

Nehat Hoxha, bashkëshorti i Nazmije Hoxhës sot ka ndërruar jetë, shkruan “Kosovarja”.Nehati ishte ekonomist, si dhe përkthyes e redaktor i shumë librave.

Ai po ashtu ishte tekstshkrues, ishte edhe anëtarë i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. E gjithashtu ishte edhe laureat i shumë çmimeve.

Nehati bashkëshorti i Nazmijes, ka shkruar veprën “Vdekja e poetit” në vitin 1990.Njoftimin për ndarjen nga jeta e ka bërë vëllai i tij kitaristi ynë i njohur Shefqet Hoxha, i cili në njoftimin e tij shkruan: ““Lamtumirë Vëlla… Shihemi në një jetë më t’mirë…!”./Kosovarja/