Vdekja e vajzës Çun Lajçin e gjeti shumë larg vendit…

0
216

Bubulina Lajçi u gjet sot e vdekur në lagjen “Dardania” në Prishtinë. Express ka kuptuar se ajo dyshohet se ka vdekur nga mbidoza. Aktori Çun Lajçi, 12 orë më parë ka treguar përmes faqes së Facebook-ut se gjendet në New York.

Bubulina Lajçi, 34-vjeçare, u gjet e vdekur sot në lagjen “Dardania” në Prishtinë. Vdekja e vajzës e gjeti aktorin në New York, nga ku kishte postuar para 12 orëve.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, por me iniciale dhe kanë bërë të ditur se vdekja është e cilësuar si e dyshimtë, kurse trupi tashmë është dërguar në obduksion.
Para pak minutash, vetë Çun Lajçi përmes Facebook-ut ka shkruar një status për vajzën e vdekur me fjalë rrëqethëse.