Valverde: Klubet angleze më të forta se ato spanjolle në Ligën e Kampionëve

0
378

Valverde mendon se këtë edicion klubet angleze do të dominojnë në Ligën e Kampionëve.
Në katër vitet e fundit, klubet spanjolle kanë dominuar në garat evropiane, duke fituar katër Champions League (Reali 3 dhe Barcelona1), ndërsa në Europa League, tre tituj kanë shkuar për Sevillan dhe së fundmi triumfoi Manchester Unitedi.
Por, trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, mendon se pas katër vjetësh dominimi të spanjollëve, klubet angleze janë më të forta këtë edicion.
I pyetur nëse mendon se ekipet angleze janë rikthyer, Valverde u përgjigj: “Sigurisht se ashtu mendoj, po. Ato nuk kanë qenë në gjendje të dominojnë që një kohë”.
“Do të thosha edhe në Europa League, por Manchester Unitedi fitoi sezonin e kaluar”.
“Klubet angleze gjithmonë do të jenë aty. Kanë shumë para, lojtarë të shkëlqyer dhe histori në futboll”.
“Nuk mendoj se mund të themi se klubet spanjolle janë më të dobëta. Vitin e kaluar ekipet spanjolle ishin më të forta, këtë sezon janë ato angleze”, theksoi mes tjerash Valverde.