Ushqimet që parandalojnë bllokimin e arterieve dhe ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës

0
442

Mbi 60% e grave në këtë moshë vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare. Ndërtimi i pllakave të yndyrës në muret dhe arteriet e zemrës rrit rrezikun e këtyre problemeve, por përfshirja e ushqimeve të mëposhtme në dietë mund të ulë ndjeshëm rriskun e atakut kardiak, pushimit të zemrës etj.
Fëstëkët
Ky frut i thatë ka fuqinë të rrisë nivelet e HDL (koesterolit të mirë) dhe të ulë nivelin e LDL. Meqë fëstëkët janë të pasur me fibra dhe me antioksidantë, mbrojnë gjithshtu qelizat e trupit tuaj nga stresi oksidativ, dëmtim që mundëson krijimin e pllakave në arteriet tuaja.
Qershitë
Qershitë e marrin ngjyrën e kyqe nga anthocyanin, një lloj fitonutrient antioksidant.
Kungull
I varfër në kalori, por i pasur me fibra, kungulli është aleati i zemrës suaj.
Farat Chia
Jeni duke kërkuar për një formë vegjetariane të omega-3? Farat Chia janë të pasura me acide yndyror, si dhe fibra, proteina dhe antioksidantë.
Banane
Bananet ulin kolesterolin duke e eleminuar atë nga sistemi juaj i tretjes dhe duke e penguar atë që të lëvizë në qarkullimin e gjakut duke penguar arteriet.
Sardelet
Sardelet jane te pasura me omega-3 dhe si peshk yndyror ka nivelin më të ulët të mërkurit./lajmi.net