Urime na qoftë 28 Nëntori, festa e flamurit kombëtarë!

0
95

Sikurse në të gjitha trojet shqiptare ku festohet festa e flamurit pra 28 Nëntori ,edhe xhamia Al-Shems, në Rebstein kanton St.Gallen për nderë të kësaj date organizon aktivitet të ndryshme ku , e dimë gjithë se 28 nëntori nuk është një përvjetor i thjeshtë.

Është kremtimi i vlerave themelore të jetës sonë të përditshme si shqiptarë, është identitet i kulturës sonë.

Është kremtimi i të qenit tonë shqiptarë. Andaj, për nderë të kësaj dite të madhe, xhamia jonë organizoj një tribunë ku si mysafir e kishim nderin ta kemi Hoxhën e mirënjohur nga Rebstaini Enes ef. Koshin (Imamin e xhamisë Al-Shems, Rebstein) i cili ju drejtua të pranishmëve me temën “Rëndësia e ruajtjes së vlerave kombëtare në diasporë”.

Kurse imami nikoqir Mixhit ef. Osmani, për nderë të alfabetit të gjuhës shqipe, të pranishmëve ju dertua mbi rendësin e përpilimit të abetareve nga hoxhallarët shqiptarë, konkretisht me temën “Kontributi i prijës mysliman për gjuhën shqipe”.

E falënderojmë Hoxhën Enes ef. Koshin pêr respektin dhe pjesëmarrjen si dhe të gjithë të pranishmit i falënderojmë për kohën e ndarë

Për portalin www.Syri.tv nga Alstätteta e St.Gallen Arben Mehmeti