Urime Kosovë! Nga viti i ardhshëm …

0
212

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se Kosova vitin e ardhshëm do ta ketë Ushtrinë.Sipas tij duhet një unitet në spektrin politik në mënyrë që të binden serbët për votimin e ndryshimeve kushtetuese.Hoxhaj në një intervistë për lajmi.net ka komentuar dialogun me Serbinë dhe politikën e kësaj të fundit karshi Kosovës, konferencën ndërkombëtare të propozuar nga Daçiqi dhe mënyrën se si duhet të veprojë qeveria e Kosovës ndaj këtyre veprimeve të Serbisë.

Hoxhaj ka folur edhe për Demarkacionin si një nga kushtet kryesore për liberalizimin e vizave, ku bëri të ditur se Partia Demokratike e Kosovës vazhdon të besojë në versionin aktual të demarkimit të kufirit.Ish-ministri i Jashtëm u deklarua edhe për krijimin e bashkësisë së komunave me shumicë serbe, ku theksoi se deri më tani në Qeverinë e Kosovës nuk është diskutuar për një gjë të tillë.