Uashingtoni bënë thirrje për ardhme më të mirë në Ballkan pas dënimit të Mlladiçit

0
251

SHBA-të u bënë thirrje sot shteteve dhe popujve të Ballkanit, për të punuar së bashku për të ndërtuar një të ardhme më të mirë, pas dënimit me burgim të përjetshëm nga Gjykata Ndërkombëtare për ish-kreun e serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiç.

“Uashingtoni mbështet punën e rëndësishme të Gjykatës Penale Ndërkombëtare për Ish-Jugosllavinë dhe respekton vendimet e saj”, deklaroi për median një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit.

“Ne do të vijojmë të përkujtojmë viktimat e krimeve çnjerëzore të kryera në ish-Jugosllavi”, shtoi ai, duke bërë thirrje gjithashtu për të shmangur çdo retorikë përçarëse.

Ratko Mlldiç, i cilësuar “Kasapi i Ballkanit”, u shpall sot fajtor për gjenocid në enklavën e Srebrenicës, në Bosnje ku 8000 burra dhe djem myslimanë u vranë në vitin 1995, dhe për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte të kryera në Bosnje.