Ua mori qytetarëve 11 mijë euro për viza, arrestohet

0
321

Në Pejë janë bastisur dy lokacione dhe një shtëpie private nën dyshimin për shmangje tatimi.

Policia njofton se gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar dokumente të ndryshme si: kontrata fiktive mashtruese në emër të disa shtetaseve të R. Kosovës, kartela bankare, letra të dyshuara, një lap top, dy fllash diska etj.

Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar pasi që për të njëjtin ekziston dyshimi i bazuar se ka mashtruar 36 qytetarë të Kosovës duke ua marrë 11000 në emër të kontratave fiktive për t’iu siguruar viza pune.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.