U tha se nuk donte të përballej me Kreshën.Ja çfarë thotë Rozana Radi

0
185

‘Kur përfundon një dashuri si kjo e jona’ është kënga me të cilën këngëtarja Rozana Radi do të marrë pjesë këtë vit tek ‘Kënga Magjike’ dhe që e prezantoj javën e kaluar duke marrë duartrokitje të shumta nga publiku.

Në të njëtjën ditë dhe Mc Kresha së bashku me Fifin prezantuan këngën e tyre ‘Psikopatja jote’ këngë e cila ka marrë miliona klikime brenda një kohë shumë të shkurtër.

Duke ditur që Rozana dhe Kresha vite më parë ishin në lidhje, por prej kohësh kanë ndarë rrugët, por ishte  “Kënga Magjike” që i bëri bashkë në një skenë, u tha se Rozana ka kërkuar të mos xhirojë një ditë me Mc Kreshën për tu mos u përballur me të.

Mirëpo Rozana jua ka mbyllur gojën të gjithëve me përgjigjen që ka dhënë në Instastoryn e saj.

E pyetur nga një fanse se si i ke raportin me McKreshën dhe Fifin, Rozana i ëhstë përgjigjur:

’Shumë të mira.Unë bashkë me Era Rusin kemi qënë inisiatoret që Fifi të vinte në Tiranë dhe të vazhdonte karrierën këtu.Dhe kemi bërë shumë mirë se Fifi ja doli shumë mirë›.