U shënua solemnisht 20 vjetori i aktivitetit të Fondit Humanitar të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës

0
1018

 

Në Zollikon afër Zürichut, të dielën, më 26 nëntor 2017, solemnishtë u shënua 20 vjetori i aktivitetit te suksesshëm të Fondit Humanitar të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Në prani të një numri të madh qytetarësh të luginës dhe anëtarë e simpatizues të Fondit, u çfaq një program i pasur kuturorë dhe artistik.

Mes shumë të pranishmëve,  mysafirë ishin edhe Kryetari i Fondit PBM, Dega në Austri, pastaj z. Besim Limani, kryetar i degës së FHPBM nga Bujanovci i cili kishte ardhur enkas për këtë përvjetor, si dhe Kryetari i Fondit Humanitar Rahovica nga Rahovica z. Agim Mustafa.

Programi u hap me Himnin e kombtar të egzekutuar me mjeshtri në violina nga vllezërit Arbnor dhe Rrezart Kuçi.

Në emër të organizatorit fjalën e rastit e tha Kryetari i Fondit, z. Ahmet Bektashi.
Për aktivitetin e fondit Humanitar, për reultatet dhe të arriturat në pika të shkurtëra foli nënkryetari i Fondit z. Skender Memishi.

Kryesia e Fondit ndau dhe mirënjohje për aktivistët e dalluar.

«Antarë nderi» u shpallën gjashtë antarë, të cilët vazhdimisht kanë përkrahur e mbështetur Fondin në forma të ndryshme falë të cilëve Fondi ka shënuar zhvillim, ndërsa

«Antarë i dalluar» Fondi i shpërbleu ata antarë të cilët kanë ndërtuar shtëpi apo kanë kontribuar me shuma të konsiderueshme në kuadër të aksionit për ndërtimin e 100 shtëpive.

Nuk u harruan as sponzorët emrat e të cilëve u lexuan para të pranishmëve duke ju falënderuar për përkrahje.

Gjatë gjithë Kohës, programi u përcoll me pika muzikore nga artistë të zhanreve të ndryshme.  Fillimishtë, vllezërit Arbnor dhe Rrezart Kuçi i kënaqën të pranishmit me këngët e tyre folklorike si dhe special për këtë rast ekzekutuan pjesë muzikore nga filmi Titanic në qifteli.

Gjithashtu dhe rrapsodi nga Lugina, Hekuran Rexhepi me dy fëmijët e tij, vajzën dhe djalin i kënduan Luginës por dhe ditës së flamurit.

Mjaftë tërheqëse dhe interesante për publikun dhe të pranishmit ishte luajtja në kitarë e  profesionistit, zvicëranit, Ernst Weber. Ai gjithashtu përcolli në kitarë dhe ceremonin e ndarjes së shpërblimeve dhe dekoratave me çka dhe përfundoi pjesa zyrtare e këtij manifestimi të rëndësishëm të aktivitetit të Fondit Humanitar Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Pas një pause për një apero dhe për të pushuar, organizatorët kishin përgaditur dhe ushqime nga kuzhina jonë popullore e Luginës.

Në pjesën e dytë të programit këngëtarja e njohur nga Shqipëria, z. Olgera Lleshi i argëtoi të pranishmit me këngë të cilët e përcollën me ovacione dhe duke vallëzuar.

Në fund, për tv Syri Blue, përgjegjësit e fondit folën për  Fondin dhe organizimin e këtij Manifestimi kulturorë.
Nexhat Abdiu