U përfol për një lidhje të re/Rita Ora reagon e nervozuar

0
180

Këngëtarja shqiptare prej disa kohësh përflitet për një lidhje të mundshme me aktorin e Spiderman Andrew Garfield.

Megjithëse të gjitha mediat kanë folur gjatë për ata të dy, asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar ende asgjë.

Madje Rita duket se nuk ndihet shumë mirë kur pyetet në lidhje me këtë çështje.

Ditën e djeshme këngëtarja ishte e ftuar në emisionin radiofonik “SiriusXM Hits 1” dhe prezantuesit e pyetën nëse ajo pëlqente më shumë Tobey Maguire apo Andrew Garfield në rolin e Spiderman.

Duke qeshur paksa e nervozuar, Rita u shpreh: “Unë nuk shikoj Spidermanin. Kjo është përgjigja ime”.

‘Daily Mail’ shkruan se gjatë gjithë emisionit këngëtarja ishte në formë shumë të mirë dhe u mundua që me përgjigjen e saj për të dashurin e supozuar të zbuste disi situatën. Rita Ora dhe Andrew Garfield u shfaqën për herë të parë bashkë disa javë më parë, tre muaj pasi këngëtarja i dha fund lidhjes së saj me ish të dashurin, Andre Watt