U mbajt festivali i XV i krijuesve nga diaspora

0
410

Qyteti i Malmës në Suedi, mbrëmë mblodhi krijuesit shqiptarë letrarë dhe muzikorë që veprojnë në Diasporë. Ata për të pesëmbëdhjetën herë me rradhë u takuan në Festivain tradicional të Poezisë dhe të Muzikës Krijuese Sqiptare, i cili organizohet nga Unioni i Shoqatave Shqiptare në Suedi.

Këtë manifestim, të vetmin e këtij lloji në tërë diasporën shqiptare, e shpalli të hapur Ahmet Bella, sekretar i Unonit, i cili mes tjerash përkujtoi se tash 15 vjet veprimtarë të Unionit punojnë dhe angazhohen për të stimuluar krijimtarinë letrare e muzikore të diasporës shqiptare. Ky angazhim nuk ishte i lehtë por përkushtimi për ruajtjen e kulturës, gjuhës dhe traditës kombëtare në shtetet ku jetojmë ishte më i madh duke mposhtur të gjitha sfidat.

Nëpërmjet këtij festivali deri më tash krijimtarine e tyre letrare e muzikore e kanë shfaqur disa qindra krijues letrarë shqiptar nga Suedia dhe nga shumë shtete të Evropës e të kontinenteve të tjera si dhe si pjesë e këtij manifestimi janë promovuar edhe mbi 100 libra të krijuesve shqiptarë nga diaspora.

Në program u paraqitën edhe disa vepra muzikore të kompozitorit Ahmet Bella, të cilat ishin jashtë konkurrencës., në mesin e të cilave edhe Poema ”Dardania” të interpetuara nga Synnöve Ekström, soprane, Moa Karlsson alt, Aleksandër vesterberg tenor dhe nga vet autori Bella. Këto pjesë muzikore u shqëruan në piano nga maestro Phili Kaang.

Juria e festivalit në përbërje: Ramadan Reshitaj , kryetar, Nahtije Breznica, Feriz Ferizi dhe Ditëlind Zhuta, anëtarë, mori këto vendime:

Vendin e Parë për Poezi ia ndau  poetit Hysen Berisha, të Dytin e ndanë Teuta Haziri e Afërdita Xani, të Tretin Hamit Gurguri.

Vendi i Parë për krijimtari muzikore iu nda kompozitorit Sami Priaj, kurse Vendi i dytë kompozitorit Ahmet Bella.

U ndanë Cmimet tjera të Festivalit. ”Penda e Festivalit” iu dha Shuquri Sejdijajt, Cmimi ”Kosovë Rexha – Bala” u dha Rina Sllovinjes, kurse Cmimi ”Gani Xhafolli” iu dha poetës Liridona Jakupi.

Të gjithë krijuesve letrarë e muzikorë organizatori u dha Mirënjohje publike.

Festivali u moderua me kreativitet nga qifti Hanife dhe Qerim Kryeziu. Përpos krijuesve letrare e muzikorë që veprojnë në diasporë, të pranishmit ishin mysafirë të zgjedhur dhe të ftuar nga organizatori.

Në përgjithësi edhe kësaj here u dëshmua se diaspora shqiptare është mjaft aktive edhe në lëmitë kulturore dhe se, edhepse larg atdheut, po lenë gjurmë të pashlyera në vendet ku po jeton dhe po lidhë ura miqesie me kulturat tjera.