U FEJUAN DHE U MARTUAN BRENDA DY ORËSH, ARSYEJA I KA PREKUR TË GJITHË

0
248

Historia e këtij çifti nga Nju Jorku i ka prekur të gjithë, pasi u fejuan dhe u martuan brenda dy orësh. Danny Rios, 33 vjeç dhe Nicole Carfagna, 32 vjeç, u shpallën burrë e grua vetëm një muaj më parë.33-vjeçari vendosi që të realizonte martesën atëherë kur Nicole nuk e priste. Arsyeja ishte se ajo vuan nga një sëmundje nga veshkat dhe kjo i sjell shumë stres, sidomos për planifikimin e rasteve të tilla.Për t’i kursyer të dashurës së tij muaj stresi për organizimin e dasmës, Danny vendosi të realizonte gjithçka krejt papritur.

Nicole është shprehur:

Mua kurrë s’më ka pëlqyer të planifikoj evente dhe gjëra të tilla më shkaktojnë shumë stres për shkak edhe të sëmundjes sime. Fakti që ky njeri i mrekullueshëm ka bërë diçka të tillë për mua më emocionon dhe më lumturon pa masë”.