U akuzua Veseli dhe Thaçi për vrasjen e tij, ja si mendonte Komandant Drini që duhej çliruar Mitrovica e si kishte vepruar në Prizren

0
416

Gjatë dy seancave të fundit, në Kuvendin e Kosovës, pos të tjerash, jashtë rendit të ditës ka pasur akuza të ashpra ndaj kryeparlamentarit Kadri Veseli dhe presidentit Hashim Thaçi në lidhje me vrasjet e pasluftës.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Drita Millaku ka akuzuar Veselin dhe Thaçin për vrasjen e Ekrem Rexhës, të njohur si “Komandant Drini”.

Por akuzave të saj i është përgjigjur Veseli, Iicili ka thënë se foltorja e Kuvendit, duhet të përdoret për gjëra të mirëqena dhe të dinjitetshme dhe se ajo duhet të merr pëegjegjësi për akuzat e saj.

E në një faqe me emrin “Ekrem Rexha Komandant Drini”, në rrjetet sociale është publikuar pikërisht një plan i Komandant Drinit për çlirimin e vendlindjes së Veselit, Mitrovicës, dhe se si duhej vepruar në Prizren, përcjell Bota sot.

Më poshtë postimi i plotë:

Çlirimi i Prizrenit ishte një nga detyrat shumë të ngutshme, sepse tashmë e kisha kuptuar se serbët mendonin që në këtë “qytet shpirtëror” të tyre të bënin masakër. Kishin përpiluar listën e shfarosjes së mbi 300 personave. Kjo na shtyu që, pa pëlqimin e ShP-së, të ndërmerrnim masa ad-hoc. Mirëpo, mendoj se efektiviteti ishte në nivelin e kërkuar. Meqë me marrëveshjen e Kumanovës obligoheshin “UJ”-ja dhe NATO-ja, ne kishim dorë të lirë deri në hyrje të KFOR-it.

Mblodhëm forca, angazhuam ushtarët tanë nga Kabashi, Landovica, Vërrini, Petrova (sot Tharanda) dhe lagjja “Tusus”. Së pari hymë nëpër fshatrat ku kishte banorë serbë, i çarmatosëm dhe ata, të frikësuar, ikën në qytet. Kur mbërritëm atje. Ata brenda 24 orëve ikën, sepse po të kishin qëndruar 7 ditë, sipas marrëveshjes së nënshkruar, sot do të kishim gjithë nënkalanë me serbë dhe zor se do të mund të pinim kafe shlirshëm në “Shadrvan”. Ata tashmë kishin krijuar përshtypjen se ne kishim me mijëra dhe ikën në panik e sipër. Kështu, Prizreni u bë qyteti i parë i çliruar në Kosovë.

Sa i përket Mitrovicës, ai thoshte se atje është dashur të përdorej e njëjta metodë dhe të veprohej si në Prizren.

“Eprorët tanë është dashur ta valvisnin Flamurin në Leshak. Them kështu, – thoshte shpesh ai,- sepse sipas të gjitha dokumenteve që figurojnë në Kombet e Bashkuara, Kosova është një tërësi teritoriale dhe asnjë pjesë e saj nuk mund të shkëputet. Eshtë dashur një syçeltësi më e madhe, e cila u ka munguar aprorëve të atjeshëm”, kështu porsiste kur bisedonte miqësisht. Kur i referohej gjendjes aktuale, vazhdimisht thoshte: “Mos u ngutni djema, se çdo primitivizmi do t’i vijë fundi”… Dhe vërtet, gradualisht primitivizmit po i vjen ai fundi i paraparë nga ky vizionar e strateg, por pa pranin e këtij njeriu të madh, Ekrem Rexhës Komandant Drinit, siç e kishte njohur mbarë Kosova dhe bota gjatë luftës.

#Shpërndaje le ta shohin »Komandanta» që e ndan Mitrovicën se si është çliru Prizreni!

Çlirimi i Prizrenit ishte një nga detyrat shumë të ngutshme, sepse tashmë e kisha kuptuar se serbët mendonin që në këtë …

Posted by Ekrem Rexha Komandant Drini on Freitag, 8. Dezember 2017