U akuzua për tradhti, flet Cristiano Ronaldo: ‘Unë me 20 femra…!’

0
254

Futbollisti portugez, Cristiano Ronaldo, në një intervistë të dhënë para disa muajsh ka folur rreth spekulimeve, që e lidhin atë me femra të ndryshme. Intervista e tij është shpërndarë shumë në ditët e fundit, pasi ka pasur spekulime se e ka tradhtuar partneren e tij, Georgina Rodriguez, gjatë kohës sa ishte shtatzënë.

Superylli i Real Madridit thotë në video, se ai është mashkull që i qëndron besnik një femre, kur është në lidhje. “Njerëzit thonë se kam 20 femra, mirëpo unë e kam vetëm një”, ka thënë ai, kur është pyetur për thashethemet që e lidhin me femra të ndryshme.

Modelja Natacha Rodrigues kishte deklaruar, se ka pasur marrëdhënie seksuale me Ronaldon, duke e tradhtuar të dashurën e tij shtatzënë. Ajo kishte pohuar, se ka fjetur me futbollistin në shtëpinë e tij në kryeqytetin spanjoll, pasi kishin kaluar disa muaj, duke i shkruar njëri-tjetrit.

Edhe modelja, këngëtarja dhe aktorja greke, Ria Antoniou, kishte thënë se ka pasur një “aferë” me CR7, mirëpo nuk e ka zbuluar kohën, se kur ka ndodhur romanca mes tyre. Ndërkohë këtë muaj Georgina solli në jetë fëmijën e parë të përbashkët të çiftit, vajzën Alana Martina.