Tronditet show bizi shqiptar, a e besoni se cila këngëtare vdiq para pak mometeve në aksident tragjik (Foto)

0
455

Një aksident i rëndë automobilistik në hyrje të tunelit të Kalimashit i ndodhur mbrëmjen e së dielës i ka marrë jetën në moshën 29-vjeçare, këngëtares së muzikës popullore Stela Gjoka.

Automjeti tip Volkswagen drejtohej nga vetë 29-vjeçarja, e cila dyshohet të ketë humbur drejtimin e mjetit për shkak të shpejtësisë dhe lagështirës në rrugë. Stela Gjoka u nda nga jeta dy orë pas aksidentit, ndërsa në spital ndodhet edhe një 32-vjeçar nga Ferizaj që ndodhej në sediljen e pasagjerit,transmeton Express.Mësohet se si pasojë e humbjes së drejtimit, makina është përplasur me barrierat e rrugës dhe një trafikndarëse e ka përshkuar tejpërtej automjetin. Për ndarjen nga jeta të këngëtares ka shkruar edhe publicisti dhe gazetari Gjergj Marku, i cili ka folur për pasionin se së ndjerës për muzikën.

“Në moshë fare të re, pas një aksidenti tragjik në dalje të tunelit të Thirrës në autostradë, ndërroi jetë këngëtarja Stela Gjoka. Mbaj mend që më kërkoi të vinte që nga Kosova për në “Mirdita Turistike 2017″ me Prena Becin, sepse e donte shumë Mirditën dhe grupin artistik, sidomos kur ai performonte në Dasmën Turistike, ndaj atë ditë korriku ajo ishte pjesë e kangës së granisë ashtu e urtë, e qeshur dhe tejet korrekte”, shkruan Marku