Tronditen familjarët, gjejnë djalin 12-vjeçar të varur në kasollen e bagëtive

0
231

Një ngjarje e rëndë ka  ndodhur në fashtin Dëshiran në Belsh të Elbasanit ku një i mitur ka varur veten në kasollen e bagëtive.

Policia bën të ditur se 12 vjeçari me inicialet E.E është gjetur i vetëvarur nga familjarët të cilët më pas kanë njoftuar policinë.

Njoftimi i plotë:

Më datë 22.11.2017 salla operative Elbasan është njoftuar nga familjarët se në fshatin Dëshiran Belsh në kasollen e bagëtive kanë gjetur të vetëvarur me litar shtetasin e mitur E. E., 12 vjeç.

Shërbimet e policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe nga veprimet e para hetimore në trupin e 12 vjeçarit nuk kanë konstatuar dëmtime apo shenja dhune.

Policia vijon hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.